AKTUALE

MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve.

“Që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha. Dy fotografi të fletëve të votimit janë regjistruar në Shkup dhe Shtip. Në Radovish, një person ia tregoi fletën e votimit një vëzhguesi. Për të gjitha këto ngjarje janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Në Çair janë vërejtur fletëpalosje në vetura të parkuara dhe janë regjistruar dy grafite. Në një vendvotim në Shkup, kreu i këshillit zgjedhor raportoi se u gjet një bombë tymi e shpërthyer.

“Apeloj qytetarët që gjatë votimit të përmbahen nga incidente dhe nëse ka konstatim për prishje të procesit zgjedhor të lajmërohen në stacionin më të afërt policor”, tha Angellovski.

Banner

Related posts

VLEN: Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë kredibilitet moral të flasin për çështjet e shqiptarëve. Po derdhin lot krokodili në mungesë të pushtetit

Gjyla Halili

“Jehona e Malësisë” përkujton lindjen e Pater Gjergj Fishtës/ Zef Berishaj: Vepra e tij mbetet simbol i gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar

Gjyla Halili

Gurthemeli i Korridorit 8, Grubi i drejtohet Ali Ahmetit: Bac u kry, kryetar u kry!

admin