AKTUALE

Deklaratë e kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski sot e ka realizuar të drejtën e tij të votës në kuadër të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin 1861 në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë.

Besoj se sot dita zgjedhore do të kalojë në rendin më të mirë, ashtu siç i ngjan një shteti demokratik. Në ciklet e kaluara zgjedhore treguam se si shtet mund të organizojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike, sipas standardeve dhe rregullave evropiane”, deklaroi Mitreski pas votimit.

Ai u bëri të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

“Pres se do të dalin në numër më të madh, pasi vota e tyre varet nga ardhmëria e shtetit, kjo është e drejtë e tyre demokratike dhe pres në numrin më të madh ta shfrytëzojnë”, tha Mitrevski.

Në komunën e Strugës të drejtë vote kanë 60.894 votues, ndërsa do të votojnë në 101 vendvotime.

Banner

Related posts

Fronti Europian në Ohër, Osmani: Oponencë e Frontit Europian është shovinizmi që kërkon 61 deputetë

Gjyla Halili

Ademi: Mersim Maksuti u largua nga hartimi i ligjit për përfaqësim të drejtë sepse ky ligj nuk i mbronë shqiptarët

Gjyla Halili

Osmani nga Roma: Anëtarësimi në BE para vitit 2030 dhe 6 miliardë euro për vitet e ardhshme

Gjyla Halili