AKTUALE

Hasani: Diaspora shqiptare në Kroaci, urë lidhëse mes dy vendeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë të martën pasdite në ekspozitën “Shqiptarët në Kroaci”, të fotografit Roland Tasho.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, u shpreh se diaspora shqiptare diti të integrohet dhe të jetë një urë lidhëse mes dy popujve.

Bashkë me kolegun e mikun Gordan Grlić Radman, në ekspozitën “Shqiptarët në Kroaci”, të fotografit Roland Tasho. Si kudo në diasporë, edhe në Kroaci, shqiptarët ditën të integrohen në qytetërimin, kulturën, e traditën vendase, të ofrojnë ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme, duke u shndërruar në një urë që i lidh dhe i përafron dy popujt”, shkruan Hasani.

Banner

Related posts

Osmani: 7 vjet nga 27 prilli, nga humnera sot jemi vend anëtar i NATO-s

Gjyla Halili

Fronti Europian në Manastir: Lamë pa gjumë gjithë oponentët politikë!

Gjyla Halili

Osmani u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve/ Ministri zbuloi njërën prej shtyllave të programit të tij politik

Gjyla Halili