AKTUALE

Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

Gjendja e sigurisë është stabile. Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor. Nuk kemi vërejtur shkelje më serioze në procesin zgjedhor, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Pas votimit në SHFK “Johan Hajnrih  Pestaloci” në Komunën Qendër, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ekipimin e MPB-së, theksoi se në aspektin kualitativ dhe kvantitativ numrat janë ashtu siç duhet.

Janë mbuluar të gjithë sektorët për punë të brendshme nga aspekti teknik dhe njerëzor. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas planit dhe veprimit operativ, i cili si i tillë përcaktohet në kuadër të Shtabit Operativ. Gjithçka po shkon ashtu siç duhet”, nënvizoi Toshkovski. Shprehu shpresë se dita e zgjedhjeve do të kalojë në rendin më të mirë.

Banner

Related posts

Kasami uron Siljanovskën: Uroj të kontribuojë në rritjen e demokracisë dhe vlerave europiane

Gjyla Halili

Ditmire Shehu: Nëse fillojmë kështu, duhet t’i prishim zgjedhjet në tërë Maqedoninë

Gjyla Halili

Rexhepi: Bilall Kasami shpenzon minimalisht 2 milionë euro për militantët partiakë

Gjyla Halili