AKTUALE

Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë vendvotimet janë hapur me kohë

Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë, të gjitha 43 vendvotimet janë hapur me kohë.

“Vendvotimet janë hapur në orën shtat. Votimi në Komunën e Dibrës po zbatohet në 27 vendvotime prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepisht, Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm. Të drejtë vote kanë 19.334 votues, që është për 123 votues më shumë, krahsauar me ciklin e fundit zgjehdor, zgjehdjet lokale në tertor të vitit 2021. Dje të drejtën e tyre të votimit e realizuan 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm”, tha Rilind Hasa, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor në Dibër.

Sipas Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ-Qendra Zhupë, edhe në këtë komunë vendvotimet janë hapur me kohë.

Votohet në 16 vendvotime, 9 janë në Qendrën Zhupë, nga një në vendbanimet Broshticë, Novak, Elenci, Breshtan, Pralenik, Koxhaxhik, Dolgash. Dje të drejtën e votës e shfrytëzan 3 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm”, deklaroi Iljaz.

Në listën e vetme zgjehdore për komunën Qendra Zhupë janë regjistruar 7.383 me të drejtë vote apo 306 më shumë, në rpaort me zgjehdjet e prësëritura për kryetar komune në prill 2022.

Related posts

Miratohet vendimi për vendosjen e permendores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tuz

admin

ALAJDIN HASANI AKUZON SPITALIN E TETOVËS DHE KOMUNËN

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili