AKTUALE

Rritje e rrogës mesatare mbi 16 përqind në Maqedoninë e Veriut

Banner

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 16.5 përqind në shkurt, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (24.9%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (22.5%) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (20.4%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rroga mesatare mujore gjatë muajit shkurt në Maqedoninë e Veriut ka qenë 39 276 denarë, ndërsa rroga mesatare bruto është 58 967 denarë.

Rroga më e madhe mesatare është regjistruar në sektorin Telekomunikacion (93 852 denarë).

Banner

Related posts

VLEN: BDI i bëri “rrush e kumbulla” paratë e popullit, investoi 46 milionë euro në kazinotë

Gjyla Halili

Policia gjeti mbi 13.000 mjete piroteknike në Hasanbeg, u arrestuan dy persona

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili mori pjesë në 30 vjetorin e UT-së

Gjyla Halili