AKTUALE

Ahmeti: Albin Kurtin e kam pritur me orë të tëra në zyret e BDI-së, s’e kam armik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka e ka armik kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. E për qëndrimin e Kurtit ndaj Ahmetit, ky i fundit tha se duhet të përgjigjet vet Albini.

Madje Ahmeti tregoi se si disa herë e ka pritur në zyret e BDI-së, Kurtin.

“Unë nuk e kam armik. Kam deklaruar jo njëherë, unë e kam vëlla, por atë duhet ta pyesni. Unë e kam pritur, jo njëherë por disa herë në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim , ka ardhur me orë të tëra”, tha ai, në RTV21.

“Unë kam shumë shok në Vetëvendosje, kam shok në të gjitha partitë politike në Kosovë si dhe asnjëherë nuk jam, angazhuar për njërin ose për tjetrin sepse mua dhe neve në Maqedoni na duhen raporte të mira me shtetin e Kosovës me shtetin e Shqipërisë, pavarësisht që thonë se jo ka ardhur PDK-ja ka ndihmuar. Jo ka ardhur Aleanca ka ndihmuar. Me ardhë e me u angazghu drejtpërdrejtë në BDI nuk kanë qenë fare”, tha ai.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti pjesë e Konferencës së 29-të të Ndryshimeve Klimatike COP29

Gjyla Halili

Porti i Durrësit, McAllister u kthen përgjigje 21 deputetëve të opozitës: Transparenca dhe konkurrenca, thelbësore që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE

admin

Selami: Taravari ndryshoi çdo deklaratë dhe theu çdo premtim të dhënë

Gjyla Halili