AKTUALE

Policia ndalon dy persona në Tetovë, kapen duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore

SPB Tetovë njofton se janë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke ngjitur materiale propagandistike për zgjedhjet presidenciale, gjatë heshtjes zgjedhore.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar dhe një person të mitur.

“Më datë 23.04.2024 në ora 01.05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë vepruar pas raportimit se në fshatrat e Tetovës persona të cilët ishin me një automjet, në periudhën e heshtjes parazgjedhore, po ngjisnin material propagandues për zgjedhjet e tanishme presidenciale, kështu që në Siniçan të Tetovës janë ndaluar personat R.R. (19) dhe një i mitur, të dy nga i njëjti fshat, duke ngjitur materiale propagandistike për një kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale. Me ta është zhvilluar intervistë zyrtare në Njësinë e Policisë-Kamnjan, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Related posts

Izet Mexhiti: Ky bashkim nuk prishet për numra dhe emra, kauza e ndryshimit është shumë më e madhe!

Gjyla Halili

Lloga: A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?

Gjyla Halili

MBËSHTETJA PËR FEDERATËN VATRA E GAZETËN DIELLI SI AMANET I PËRJETSHËM PATRIOTIK

Gjyla Halili