AKTUALE

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

Banner

Gjithsej 1.547 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm sot votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetë komuna në rajonin planor juglindor – Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë, Konçe, Bogdanc, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë. Votimi po zhvillohet pa problem dhe sipas Komisioneve Komunale Zgjedhore pritet të përfundojë në orët e pasditës.

Më shumë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur në Komunën e Strumicës – 356, ndërsa sëbashku me ta votojnë edhe të burgosurit nga burgu i Strumicës. Mëngjesin e sotëm nga ora 07:30 ka filluar marrja e materialit zgjedhor dhe procesi po rrjedh pa probleme.

Kryetarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore nga komunat e tjera, gjithashtu, njoftojnë se votimi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme.

Në Komunën Novosellë janë paraqitur 299 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, Bosillovë- 172, Gjevgjeli- 175, Vallandovë- 78, Vasilevë- 186, Radovish- 123, Konçe- 48, Dojran- 44, Bogdanc- 66 votues.

Në listën zgjedhore në dhjetë komuna gjithesj janë paraqitur 147.167 qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të votojnë në 273 vend votime.

Banner

Related posts

Ministria e Bujqësisë e RMV-së shpërndan subvencione prej 302 milionë denarë për 13,440 fermerë në pemëtari dhe hortikulturë

Gjyla Halili

Prof. Dr. Sylejman Baki viziton tregun e gjelbërt të Velesit – kërkohet përkrahje masive për Frontin Europian dhe numrin 4

Gjyla Halili

Ilire Dauti braktis komisionin: Qeveria dorëzon 8 ligje vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri Durmishi

Gjyla Halili