AKTUALE

Votojnë 6.935 persona të sëmurë, të burgosur, personat në shtëpitë e pleqve – heshtje para zgjedhjeve të nesërme presidenciale, po rrjedh fushata për deputetë

Banner

Gjithsej 6.935 persona të sëmurë dhe persona të pafuqishëm, të burgosur në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e pleqve  dhe shtetasit tanë jashtë vendit, mund të votojnë sot, një ditë para zgjedhjeve të nesërme presidenciale.

Nga KSHZ-ja për MIA-n informojnë se votimi i këtyre personave ka filluar me kohë dhe po rrjedh pa probleme.

Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhorë të shtunën të cilët udhëtuan për ta zbatuar votimin në diasporë. Në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, votimi duhet të mbahet në Abu Dabi, ku janë paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd – 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel – 93, Uashington – 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid – 34, Zagreb – 87, Kanberrë – 31, Kopenhagë – 74, Londër – 87, Lubjanë – 332, Mynih – 166, Melburn – 64, Nju-Jork – 85, Osllo – 41, Paris – 44, Pragë – 52, Romë – 30, Stokholm – 85,Toronto – 117, Hagë – 65, Çikago – 88, Ankara – 18, Varshavë – 23, Madrid – 18, Pekin – 12 dhe Sofje 22.

Qytetarët tanë të tjerë të cilët jetojnë jashtë vendit të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend, sipas adresës në dokumentet personale.

Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihen nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend.

Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë vendin.

Në vend sot është heshtje, para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.

Banner

Related posts

Ndalohet një person nga Kërçova, kontrabandonte imigrantë nga Kina

Gjyla Halili

Isen Shabani: Dua që Aleanca për Shqiptarët të jetë bashkë, duam që shqiptarët të jenë bashkë!

Gjyla Halili

Taravari: Pasuria e famlijarëve të Ahmetit, e dyshimtë! Asnjë nip i imi s’ka pasuri të tillë!

admin