AKTUALE

Rina Ajdari në Ditën e Tokës: Tetovarët nuk e meritojnë këtë neglizhencë dhe këtë joseriozitet

Banner



Kandidatja për deputet nga Fronti Europian, znj. Rina Ajdari, ka shënuar Ditën e Tokës, me të rejat e të rinjtë dhe forumi i gruas organizuan pastrimin e shëtitores dhe mbjelljen e fidanëve.

Znj. Ajdari kërkoi “më tepër angazhim në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit sepse në çdo anë Tetova po ngulfatet nga mbeturinat, nga era kundërmuese dhe nga qentë endacak”.

Postimi i znj. Ajdari:

Sot, për të shënuar këtë ditë të veçantë të 22 prillit, Ditën ndërkombëtare të Tokës, Forumi i gruas dhe Forumi rinor i Frontit Europian organizuan pastrimin e njërës anë të shëtitores përreth lumit Shkumbin dhe mbjelljen e fidaneve.

Njëkohësisht ju kemi bërë thirrje udhëheqësisë së Komunës së Tetovës për më tepër angazhim në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit sepse në çdo anë Tetova po ngulfatet nga mbeturinat, nga era kundërmuese dhe nga qentë endacak.

Banorët e Tetovës nuk e meritojnë këtë neglizhencë dhe këtë joseriozitet.

#bashkë #FrontiEuropian 🤝 #Tetovë #22prilli

Banner

Related posts

Toshkovski: Kaloi koha kur padrejtësitë dhe krimi nuk ndëshkoheshin

Gjyla Halili

Iftari te Kurti, Taravari: Është biseduar për të gjitha temat aktuale politike

Gjyla Halili

Grubi: Te gjuha shqipe nuk ka kompromis, nuk ka politikë, nuk ka parti, ka vetëm komb!

Gjyla Halili