Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është mysafir në ClickPlus në TV21.
Emisioni filloi duke komentuar brohoritjes UÇK, UÇK që u panë mbrëmë në sheshin “Maqedonia” në Shkup.
Ahmeti tha se nuk duhet të turpërohemi nga këto thirrje, sepse po të mos ishte UÇK-ja nuk do të ishte as Maqedonia ajo që është sot.
“Thirrjet UÇK ishin të natyrshme, sepse pa UÇK-në nuk do të ishte Maqedonia, kjo që është sot dhe se nuk do të ekzistonte. Ishte Ushtria Çlirimtare ajo që e ndryshoi statusin juridik të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe të komuniteteve tjera që ishin të pranishëm aty”, është shprehur Ahmeti duke shtuar se ndryshimi i statusit për të mirë edhe të komuniteteve tjera, ishin shkak që turqit, romët dhe boshnjakët iu bashkuan Frontit Europian.
“Para 15 vjetësh, nga po i njëjti shesh kam thirr një minutë heshtje për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Andaj, kur dëgjova jehonën, të rinj dhe të reja që thërrisnin UÇK, sigurisht se më kthyen në ato vite, të 2001”./TV21