AKTUALE

Gjykata administrative do të mbajë debat publik pas ankesës nga AGJPP-ja për vendimin e KSHPK-së

Gjykata administrative sot do të mbajë seancë publike për rastin rreth padisë nga Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, pasi të premten Komisioni pwr antikorrupsion vendosi të pezullojë procedurën për pranimin e 130 kursistëve në Akademi deri në përfundim të zgjedhjeve.

Seanca e hapur, siç njoftojnë nga Gjykata administrative është sipas lëndës nr.81/24 pas padisë së Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” nga Shkupi kundër Vendimit me nr.12-1330/56 nga data 20.04.2024 të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK).

Akademia ka dorëzuar dje padi në Gjykatën administrative pasi javën e kaluar KSHPK-ja diskutoi për herë të dytë mbi pezullimin e procedurës së pranimit për 130 kursistw deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Në seancë, anëtarët e KSHPK-së me katër vota “për” dhe një “kundër” solli vendimi me të cilin i propozohet Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik pezullim i procedurës për pranimin e 130 kursistwve deri në përfundimin e zgjedhjeve pas së cilës Akademia ka shfrytëzuar afatin ligjor prej 24 orësh për të paraqitur padinw në Gjykatën administrative e cila pas marrjes së saj ka një afat prej 48 orësh për të vendosur mbi ankesën.

Kundër një vendimi të tillë anëtarja e KSHPK-së, Sofija Spasova Madarska shpjegoi se proceset që zhvillohen në kuadwr tw gjyqësorit nuk duhet të varen nga proceset politike, sepse siç tha ajo, “pushteti gjyqësor është i pavarur dhe i ndarë qartë nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv”. Ajo theksoi se nevoja për personel të ri në gjyqësor mund të vlerësohet dhe përcaktohet vetëm nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë, kompetencë e të cilëve është të monitorojnë situatën me pozitat e lira dhe të përcaktojnë numrin e nevojshëm të kursitwve që Akademia do të edukojë në çdo gjeneratë.

Related posts

AMRA ABDURAIMI Mbrojti me sukses titullin hafize

Gjyla Halili

Nxënësit prej nesër në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj

Gjyla Halili

Osmani: Liria e mediave nuk është privilegj, por e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike

admin