AKTUALE

Cili kandidat do të fiton në diasporë, Taravari apo Osmani?

Banner

Diaspora nesër do të votoj për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, 2571 qytetarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e votimit. Nesër 191 anëtarë të deleguar nga KSHZ do të realizojnë procesin e votimit jashtë vendit nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut.

Në diasporë, nesër nga ora 7 deri në 19 do të votohet në Abu Dhabi ku janë regjistruar 26 votues, në Beograd 31, Berlin 260, Bernë 186, Bon 164, Bruksel 93, Uashington 34, Venecia. – 79, Vjenë – 123, Detroit-34, Zagreb-87, Kanberra-31, Kopenhagë-74, Londër-87, Lubjanë-332, Mynih-166, Melburn-64, Nju Jork-85, Oslo-41, Paris- 44, Pragë-52, Roma-30, Stokholm-85, Toronto-117, Hagë-65, Çikago-88, Ankara-18, Varshavë-23, Madrid-18, Pekin-12 dhe Sofje 22.

Parashtrohet pyetja se cili kandidat doo të shënojë nesër fitoren e parë, mes mërgimtarëve. Arben Taravari ose Bujar Osmani, sepse duke pasur parasysh listën e qyteteve ku janë paraqitur të votojnë mërgimtarët, lehtë mund të konstatojmë se shumica e tyre janë shqiptarë. Përveç pyetjes se cili do të shënon fitoren e parë në raundin e parë, në votimet e nesërme në diasporë, parashtrohhet edhe pyetja nëse votat e diasporës do të jenë edhe lajmëtar i fitores përfundimtare në kampin politik shqiptar, shkruan Zhurnal.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi viziton tregun e gjerlbërt në Tetovë, qytetarët kërkojnë punë me dinjitet

Gjyla Halili

Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

admin

Taravari tha se ASH-ja është shtëpi e madhe dhe e hapur për të gjithë! Sela: Një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë që duhet të ketë nder e besë

Gjyla Halili