AKTUALE

Shoqata ” Jehona e Malësisë” propozon Nik Gjonaj për kandidat të ri për ekzekutivin e qarkut të Oakland

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan ka propozuar kandidatin e ri për ekzekutivin e qarkut të Oakland, Nik Gjonaj.

Drejtuesit e qarkut të Oakland kan pranuar propozimin e Shoqatës ” Jehona e Malësisë” dhe  zgjodhën Nik Gjonaj për postin ezekutiv të qarkut në një garë kundër presidentit Dace Coulter, ka shkruar Agron Dedivanaj, kryetar i shoqatës.

Ja postimi plotë:

Të premten, Republikanët e qarkut Oakland shpallën kandidatin e ri për ekzekutivin e qarkut.
Kjo kandidaturë vjen disa ditë përpara skadimit të afatit të peticionit për zgjedhjet, pasi ish-kandidatja Mary Patterson u largua nga gara.
Drejtuesit e qarkut Oakland zgjodhën Nik Gjonajn për postin ekzekutiv të qarkut në një garë kundër presidentit aktual, Dave Coulter.
Nik Gjonaj, i duhet Qarkut Oakland, komunitetit, i duhet shqiptarëve!
Ai ka të gjitha predispozitat e një udhëheqësi të aftë, me integritet dhe profesional, për ta udhëhequr ekzekutivin e qarkut, duke e bërë Oakland County-n sërish me perspektivë dhe me peshë për ekonominë e qarkut.
Si qytetar i këtij qarku, si shqiptar, është familjar i shkëlqyer, me moral të lartë për zbatimin e interesave të Qarkut, të komunitetit dhe përgjegjësive që i merr.
Vota jonë e bashkuar, për kandidaturën e Nikut, tejkalon çfarëdo interesi personal, prandaj, ftojmë të gjithë shqiptarët, të na japin përkrahjen për këtë kandidaturë të shkëlqyer për Qarkun Oakland.
Propozimi ynë (Jehonës së Malësisë), për kandidaturën e Nik Gjonaj, është e mbështetur nga tërë komuniteti shqiptar, strukturat e ndryshme të qarkut dhe komuniteti i biznesit.

S’bashku jemi më të fortë!

Banner

Related posts

Moti me vranësira dhe erë të dobët, temperatura deri në 15 gradë

Gjyla Halili

Faton Ahmeti kujton mësuesit tij Nijazi Abdiu dhe Hanif Karemani, “Mësuesi prindi i dytë për çdo nxënës”

Gjyla Halili

Qytetarët e Maqedonisë që ndodhen jashtë vendit nuk mund të regjistrohen për të votuar

Gjyla Halili