Në tubimin Qendror të koalicionit VLEN, të mbajtur në Gostivar, Izet Mexhiti tha se me ta në qeveri problemet e qytetarëve do të kenë zgjidhje dhe premtoi se do të funksionojë drejtësia.
Sikurse mbrëmë në Zvicër, apo pardje nëGjermani me mërgatë tonë fantastike, edhesonte këtu në Gostivar po e shoh e po e ndjejqë qenkan të hapura dy dyer: E PARA që po inxjerr jashtë klubin e vjetër politik, sepse Ska mo vend për Aliat, Menduhat, Talatat, Ziadinat, Artanat, Bujarat, Gruevskat, e Mijallkovat.
Dhe dera e dytë që po mirëpret pa përtesë e pa ndalesë NDRYSHIMIN E MADH, po e mirëpret koalicionin VLEN, koalicionin e shpresës, guximit e unitetit të shqiptarëve.
Nga njëra derë po shkon e keqja. Nga deratjetër po vjen MBARËSIA. PO VJEN NDRYSHIMI, PO VJEN VLEN-i!
I nderuar Arben, në këto zgjedhje ti nuk kekundërkandidat, sepse vetëm një tabor shqiptar e kemi në këto zgjedhje: ai ështëVLEN. Taboret e tjera janë me lista të zeza,te perzime e plot skandale.
Arbeni ynë është i pastër si loti, dhe sipresident do të jetë i të gjithëve, siç ka qenësi kryetar i komunës së Gostivarit.
Marrëveshjet e pazaret e pales tjetër janërezultat i frikës së tyre nga HUMBJA! Por nuk ka Pazar e marrëveshje që e NDAL VULLNETIN E POPULLIT!
Sepse POPULLI kërkon NDRYSHIM.
Ndërsa HAJNAT po kërkojnë SHPËTIM.
POPULLI do të bëjë NDRYSHIMIN duke votuar VLEN.
E HAJNAT nuk do të gjejnë askund strehim. Sepse strehim për kriminel nuk ka”., tha Izet Mexhiti.