AKTUALE

Pritje madhështore për Bujar Osmanin në Bozovcë të Tetovës

Karvani fitues i presidentit të Frontit Europian sot ka qëndruar në Malësinë e Tetovës.

Presidenti Bujar Osmani, sekretari i përgjithshëm i Bdi-së Faton Ahmeti, nënkryetari, Bajram Rexhepi, kandidatët për deputet, Rina Ajdari, Merita Mustafai, Fatmire Isaku dhe bashëpunëtorë është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e fshatit Bozofcë.Sipas traditës shqiptare dhe mikpritjes malësore familjarë nga Bozofca kishin përgatitur flija, ushqimin tradicional të kësaj ane.

Presidenti Osmani tha se kjo është pjesa më e bukur e fushatës, bukuritë natyrore magjepëse të Malësisë së Tetovës, po të ishim në Europë kjo pjesë do të ishte si ata viset turistike të Austrisë.

” Jam këtu për të kërkuar mbështetjen e juaj për këta zgjedhje shum të rëndësishme për orientimin e vendit e vendit në Bashkimin Europian” – tha ndër të tjera Osmani.

Më pas karvani i Frontit Europian vazhdoi për në fshatin Veshalle, Brodec, Shipkopvicë, Lisec, Gajre, ku është pritur në mënyrë masovike nga banorët e vendit dhe duke i dhënë mbështetje të madhe.

Banner

Related posts

NËNSHKRUHET PRANIMI I VAKËFEVE TË REJA PËR BFI-në

Gjyla Halili

Ish-deputeti i PDK-së kundër opozitës: Kurtit i duhet mbështetje maksimale në këtë kohë krizash

admin

Institucionet shtetërore nuk uruan për 17 shkurtin, BDI: Harruan Kosovën, nderuan Dodikun, RMV e ndikuar nga “Bota serbe”

Gjyla Halili