AKTUALE

Mexhiti nga Berlini: Investimet e hujaja mundësi e artë për ritjen e standartit jetësorë

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti së bashku krerët e koalicionit Vlen janë takuar në Berlin me afaristë shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

Mexhiti ka theksuar se suksesi i tyre është i madh dhe ata meritojnë vëmendje dhe trajtim adekuar.

“Maqedonia e Veriut ka nevojë për investitorë të huaj, për krijimin e vendeve të reja të punës, andaj biznismenët tanë janë një mundësi e artë.  Do të krijojmë kushte të mira, do ti përkrahim ata e do ti rrisim pagat”- ka shkruar Mexhiti.

Ja postimi plotë:

Përpara tubimit madhështor që pritet të mbahet në Berlin, shfrytëzuam rastin që bashkërisht me liderët, partnerë të koalicionit të takojmë afaristët që veprojnë në Gjermani. Suksesi i tyre është i madh, prandaj meritojnë vëmendje e trajtim adekuat.

Maqedonia e Veriut ka nevojë për investitorë të huaj, për krijimin e vendeve të reja të punës, andaj biznismenët tanë janë një mundësi e artë.  Do të krijojmë kushte të mira, do ti përkrahim ata e do ti rrisim pagat.

VLEN është e ardhmja!

Banner

Related posts

Izet Mexhiti dhe Arben Fetai në Nikushtak për mbylljen e deponisë së egër

Gjyla Halili

Kryetarët Lladrovci, Muhaxheri dhe Muharremi takojnë kryetarin e Eppingenit në Gjermani

Gjyla Halili

TË LUMTUR ME KTHIMIN E HAXHINJËVE NË VENDIN DHE FAMILJET E TYRE – HAXH TË PRANUAR

admin