AKTUALEOPINIONE

SERBIA PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS RUSI-UKRAINË



Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, do të afrohet përfundimi i luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila ashtu sikur edhe çdo fillim e ka edhe mbarimin, pra do ta ketë edhe fundin e saj!

Ky  përfundim i luftës Rusi-Ukrainë, ish-pushtuesin e armikun shekullor të popullit shqiptar në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, Serbinë, do ta nxjerrë lakuriq dhe të shpartalluar në arenën ndërkombëtare, me mundësi të mëdha të trazirave e paknaqësive brenda teritorit te saj!

Historia në luftëra  të armatosura njeh tri pozicione!
Lufta duhet të ketë të humburin!
Lufta duhet të ketë  fitimtarin!
Dhe eventualisht nëse përfundon pa humbës e fitues, por një gjë dihet, se në të tri pozicionet  do të ketë edhe profiter të ndryshëm!

Humbësi më i madh është dhe do të jetë Rusia, kurse krahas Rusisë, humbëse është dhe do të mbetet edhe Serbia, ngase rreshtimi i saj në anën e Rusisë, i detyrueshëm dhe i pashmangshëm, në mes tjerash, përbën fitore të re në arenën ndërkombëtare për popullin shqiptar në Kosovë dhe aleatët e tij kudo nëpër botë!

Kosova dhe populli shqiptar, nga kjo luftë në mes të Rusisë dhe Ukrainës, do të dalin më të fortë, sepse aleati numër një i Serbisë, që është Rusia, do të pësojë disfatë të thellë dhe kjo përbën fitore të madhe përpos për Ukrainën, për të cilën ka investuar e tërë bota, fitore do të jetë edhe për shqiptarët!

Fitorja e popullit shqiptar në humbjen e Rusisë në Ukrainë, është se aleati i ish – pushtuesit tonë shekullorë Serbisë, do të dalë i humbur nga kjo luftë, dhe e humbur do të jetë edhe Serbia, sepse e humbur është Rusia!

Debakli i Rusisë është dhe do të jetë i pashmangshëm, sepse SHBA është në ballë të proçesit kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, kjo nënkupton edhe disfatën e Serbisë, e cila jo për herë të parë e ka treguar fytyrën e sajë të vërtetë kriminale e gjakpirëse para gjithë botës, që edhe po të duan të i’a fshehin miqtë e sajë që i kanë mbetur të paktë, që i ka tani nëpër botë, nuk e bëjnë dot, pasi Rusia përfundimisht ia ka shqyer një maskë të tillë!

Kushdo që del kundër Rusisë, automatikisht ka dalur edhe kundër Serbisë!
Dhe kur humb Rusia, humbë edhe Serbia!
Kur dobësohet e kur humb Serbia, Kosova është më stabile, më e qetë dhe papenguar në rrugën e saj euroatlantike!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Prill 2024!

Related posts

FALEMINDERIT BESIMTARË TË RESPEKTUAR – JENI TË MREKULLUESHËM – ALLAHU UA PRANOFTË KURBANËT E JUAJ

admin

Abdulselam Selami: Heqja e Balancerit, në përkthim do të thotë prishje e harmonisë multietnike në institucionet publike!

Gjyla Halili

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

Gjyla Halili