Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar një numër më i madh personash se sa, që sipas censusit të vitit 2021, ka një popullsi rezidente.
Në Komunën e Dibrës me të drejtë vote janë regjistruar 19.334 persona, kundrejt 15,412 sa ka banorë sipas regjistrimit, ndërsa në komunën fqinje, Qendra Zhupë, me popullsi rezidente janë 3.720 banorë ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 7.393 persona me të drejtë vote.
“Në shikim të parë kjo e dhënë është konfuze, por kjo është një fenomen që është i pranishëm edhe në komunat e tjera, si në disa cikle zgjedhore më parë është edhe komuna fqinje e Mavrovës dhe Rostushës. Kjo është për shkak të emigrimit masiv të pranishëm në këtë rajon. Më konkretisht, numri i votuesve është më i madh sepse përfshin edhe shtetasit që janë jashtë vendit dhe posedojnë dokumente personale të vendit tonë”, deklaroi për MIA-n, Nexhip Iljaz kryetar i Komisionit Zgjedhor Komunal Zgjedhor për Qendër Zhupën.
Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme po ecin pa probleme.
“Sot në Dibër ka përfunduar trajnimi pesëjavor i 270 anëtarëve për 27 këshillave zgjedhor, si dhe për KKZ-të. Më tre prill me sukses ka mbaruar trajnimi katërditor në Qendër Zhupë për 160 anëtarë në 16 këshilla zgjedhor dhe KKZ”, tha për MIA-n, Ali Rexha, përgjegjës për ekipin treanëtarësh të trajnuesve.
Sipas njerëzve të parë të KKZ-së janë shqyrtuar kërkesat dhe dokumentacioni i dorëzuar dhe është vendosur që të martën të votojnë në kushte shëpiake 32 persona të dobët dhe të sëmurë në komunën e Dibrës dhe 5 në Qendër Zhupë, aq sa janë regjistruar.
Të dyja komunat janë pjesë e njëzisë zgjedhore pesë, do të votohet në 27 gjegjësisht, 16 vendvotime, të cilat kryesisht janë vendosur në hapësirat e shkollave.