AKTUALE

A doni të punoni nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë: Çdo punonjës i ri e fiton një bonus mirëseardhjeje – kërkohet vetëm 1 kusht!

Teleperformance – një kompani gjermane dhe lidere në fushën e ofrimit të mbështetjes së klientit dhe shërbimeve digjitale, vazhdon zgjerimin e saj në Maqedoni, duke sjell shumë përfitime dhe një bonus mirëseardhjeje për çdo punonjës të ri. Për të arritur këtë, kërkohet vetëm një kusht: njohja e gjuhës gjermane.

Teleperformance – një lider botëror në shërbim ndaj klientët me më shumë se 460 zyra në 80 vende të botës, vazhdon të zgjerojë ekipin në Maqedoni. Kompania ofron kushte të punës me standarde të larta, si dhe mundësi të shumta për zhvillimin e karrierës – këtë mund ta konfirmojnë mbi 700 të rinj nga vendi të cilët janë të lumtur që me punën e tyre ndihmojnë mijëra klientë nga e gjithë bota.

Ajo që e bën këtë kompani atraktive për një numër të madh punonjësish është mundësia për të punuar me brendet më të mëdha botërore duke përfituar pagë dhe shpërblime mbi mesataren, shpërblime të rregullta dhe surpriza për performuesit më të mirë, si dhe një numër të madh aktivitetesh ekipore. Aty ofrohet edhe kujdes i madh për sa i përket menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe kënaqësisë së punonjësve.

Kjo konfirmohet nga certifikata Great Place To Work®, e cila për të tretin vit radhazi e rendit Teleperformancën ndër punëdhënësit më të dëshirueshëm në botë!

Related posts

SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot

admin

Transporti publik në Shkup nesër sipas itinerarit të së dielës, teleferiku nuk do të punojë

Gjyla Halili

243 gjoba në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili