Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t’i rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pranimin e anëtarësimit të plotë të Palestinës, dështoi të miratohej në Këshillin e Sigurimit.
Këshilli prej 15 anëtarësh u mblodh në New York për të votuar një projektrezolutë të përgatitur nga Algjeria që rekomandon pranimin e Shtetit të Palestinës për anëtarësim në OKB.
Për projektrezolutën kishte 12 vota pro dhe dy abstenime, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën.
Përpara votimit, i dërguari i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama, tha se është koha që Palestina të zërë vendin e saj të merituar midis komunitetit të kombeve dhe se kërkimi i anëtarësimit në OKB është një shprehje themelore e vetëvendosjes palestineze
Lidhur me këtë, z.Fu Cong, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, vuri në dukje se krijimi i një vendi të pavarur, ka qenë prej kohësh dëshira e popullit palestinez, ndaj anëtarësimi zyrtar në Kombet e Bashkuara është një hap kyç në këtë proces historik. Palestina dorëzoi aplikimin që në vitin 2011. Trembëdhjetë vjet janë shumë, por vendet përkatëse ende ankohen se janë të pamjaftueshme dhe nuk duhet vepruar me nxitim. “Tani është koha më urgjente se kurrë, për të pranuar Palestinën si anëtare me të drejta të plota në OKB” shtoi përfaqësuesi kinez.