AKTUALE

Reket”, Boki 13 dorëzoi kërkesë për përsëritje të procedurës

Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 i dënuar në rastin “Reket” bashkë me ish prokuroren speciale, Katina Janeva sot në Gjykatën Penale të Shkupit dorëzoi kërkesë për përsëritje të procedurës. Sipas tij, prokurorja e rastit, Villma Ruskovska ka bërë disa shkelje gjatë procedurës dhe nuk i ka shpalosur të gjitha dëshmitë. Ai tha se gjatë procesit gjyqësor, presion ndaj gjykatësve ka bërë ish kryeministri Zoran Zaev, ndërsa së fundi pas ndërprerjes së masës efektive të burgut për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, në adresë të Boki 13 kanë arritur kërcënime me jetën.“Rasti “Reket” nuk është zbardhur. Ai rast duhet të zbardhet plotësisht, të gjithë të përfshirët të japin përgjegjësi, ndërsa opinioni të din se çfarë ka ndodhur dhe ku kanë përfunduar paratë. Ruskoska dhe Kamçev e din se ku janë paratë. Zoran Milevski- Kiçeec e pranoi fajin sa për të lehtësuar aktgjykimet. Po ta pyesni sot se çfarë ka pranuar, ai nuk e din. Për këtë arsye sot para Gjykatës Penale po dorëzoj kërkesë për përsëritje të procedurës në rastin “Reket”, deklaroi Bojan Jovanovski-Boki 13, i dënuar në rastin “Reket”.

Related posts

PDE-ja e Arianit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI? Vendimi pritet pas mbledhjes së Kuvendit Qendror

Gjyla Halili

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili

Apasiev: Përse nuk është arrestuar Drejtori aktual i Inspektoratit të Tregut, Vlatko Stojkovski nga VMRO-DPMNE?

Gjyla Halili