AKTUALE

Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend

Kandidati për president Stevo Pendarovski dje në mbrëmje nga Koçani është përgjigjur se pse nuk është vonë për të bërë vetingun në vend.

“Në vitin 2016 kam qenë pjesë e atyre kandidatëve për deputetë, atëherë e kemi premtuar. Ne morëm një udhëzim nga Brukseli që për shkak të përvojave negative në Shqipërinë fqinje, ku shumë pak gjyqtarë dhe prokurorë e kaluan atë test, vetingu është një kontroll i gjendjes së pasurisë, i përkthyer në gjuhën popullore, nëse keni jetuar gjatë mandatit vetëm nga paga apo keni vjedh edhe nga vende të tjera. Kështu je i sinqertë. I dëgjuam dhe arritëm në 2% besim në gjyqësor”, tha Pendarovski.

Në këtë drejtim, ai theksoi se jo vetëm kjo strukturë politike, por që pas zgjedhjeve të gjithë duhet të angazhohen për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe të politikanëve.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nderohet sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

Gjyla Halili

Bexheti: Mexhiti e Taravari shijojnë vikendin nëpër shtëpitë e tyre, asnjë shqiptar nga qeveria në samitin e NATO-s në Uashington

Gjyla Halili

Bashkë për fitoret e rradhës! Ahmeti priti në takim Lëvizjen e Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci

Gjyla Halili