Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti, ka thënë se është moment krenarie që ka arritur me skuadrën e tij në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
La Dea kaloi në katër më të mirat e Ligës së Evropës, duke e mposhtur Liverpoolin e Jurgen Klopp me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Duke vlerësuar shfaqjen e së enjtes mbrëma në Sky Sport Italia, Gjimshiti, i cili bëri një paraqitje mbresëlënëse në mbrojtje tha se ndjehet krenar me arritjen.
“Është një moment krenarie e madhe për ne, ishte e mrekullueshme të shihje Bergamon kaq të përforcuar dhe së bashku me ekipin”.
“Ata kanë kaluar një javë të jashtëzakonshme duke na parë, por fansat na shtynë të arrijmë këtë arritje të jashtëzakonshme”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me incidentin e penalltisë, Gjimshiti tha se ishte moment fatkeq, por skuadra e mori vetën.
“Ishte padyshim një moment fatkeq, penalltia, por ne u përgjigjëm menjëherë dhe u përpoqëm të luanim lojën tonë dhe mendoj se ia dolëm”, deklaroi mbrojtësi që është kthyer në shtyllë të skuadrës italiane.
Atalanta do të përballet me Marseille në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.