Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sonte bashkë me partnerët e koalicionit të Frontit Europian kanë takuar banorët e komunës së Likovës.
Sela tha se Fronti Europian është barriera kryuesore e cila ne shumë segmente do të ndalojë çdo frymë ruse dhe serbe në vendin tonë.
Ne po jetojmë në situata të ndjeshje që e kaplojnë rajonin, nuk ka ditë në të cilën nuk ndëgjohet ndonjë konflik i ri, në aspektin gjeopolitik ju e shihni se ka një njollë të zezë Ballakni Perëndimorë, dhe kjo njollë e zezë natyrishtë që është Serbia që nëpërmjet Putinit mundohet që të futet në një destabilitet dhe shfrytëzohen zgjedhjet këtu në Maqedoninë e Veriut, dhe aktorë politik që qartazi janë përcaktuar pro rugës së Rusisë dhe Putinit, të cilët mundohet të krijojnë supermadhësi, numër apsolutë deputetësh, në mënyrë që të ndalin dhe të suprimojnë dhe të krijojnë destabilitet këtu në Maqedoninë e Veriut. Por kuptohet se Fronti Europian është ai i cili do ta ndalojë, është bariera kryesore e cila në shumë segmentë do ti thotë stop këtyre rymave të cilat duan të sjellin regresin dhe mungesën e lirisë”, u shpreh më tej Sela.