AKTUALE

Mexhiti nga Struga: Ne do ta çlirojmë sistemin dhe do tu japim shans të rinjeve të përgatitur



Kryetari i LD-së, njëherit edhe bartës i Listës për deputetë në Njësinë e parë zgjedhore, Izet Mexhiti, sonte në Tubimin Qendror të Koalicionit VLEN në Strugë është drejtuar me gjuhën e fitores triumfuese duke thënë së koalicioni VLEN do jetë alternativa e vetme e shpëtimit të shqiptarëve nga krimi dhe korrupsioni.

“Komunitetet e vogla janë të vogla, ata duhen të jenë në pushtet për tu ndihmuar komuniteteve të tyre. Prandaj ju dërgojmë porosi që ata do të jenë me frontin sicilian deri më 8 maj, nga 9 maji do të bashkohen me fituesit në kampin shqiptar, koalicionin VLEN”, ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti po ashtu ka shtuar se BDI reciklon tërë kohën 100 figura gjithandej, nëpër pozita drejtori, sikur nuk kemi të rinj e të reja të tjerë kompetentë e të pastër për të kryer detyra.

“Ne do ta çlirojmë sistemin dhe do tu japim shans të rinjeve të përgatitur”, tha Mexhiti. Mes tjerash koalicionin e BDI me Menduh Thaçin e të tjerët e quajti koalicion zori, ndërsa bashkimin e opozitës në kolaicionin VLEN tha se e kërkoi populli.

Banner

Related posts

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ SHEIKH LABIB AL-NAHHAS, DREJTOR EKZEKUTIV  I ÇMIMIT SHEIKH AHMED PËR PËRKTHIM DHE MIRËKUPTIM NDËRKOMBËTAR DHE ANËTARIN E BORDIT PROF. DR. HALIT EREN

Gjyla Halili

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së! Ambasadori Gir pa koment, Dimova me akuza ndaj Zoran Zaevit

Gjyla Halili

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Gjyla Halili