AKTUALE

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

Mediat sociale po bëjnë namin sidomos gjatë fushatës zgjedhore që po zhvillohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut. Sot, politikanët fokusin e kanë se si do të promovohen në rrjetet sociale sepse aty e kanë trupin votues. Prandaj, nëse më herët ka pasur ndikim sa minuta do të shfaqen në televizion sot ndodhë e kundërta ndikimi shtrihet kur kuptohet sa kohë sa video sa biseda drejtpërdrejt po realizohen në rrjetet sociale. Sipas të rinjve, politika dhe partitë politike janë burim i më shumë informacioneve të pasakta ose të gabuara. Ndërsa qëndrimet e tyre politike për ngjarje të përgjthshme në vend janë të padëgjuara, shkruan Zhurnal.

Sondazh: Një e katërta e të rinjve janë zakonisht më të shqetësuar në mediat sociale dhe nuk dëgjohet “zëri i tyre politik”

Sondazh: Një e katërta e të rinjve janë zakonisht më të shqetësuar në mediat sociale dhe nuk dëgjohet “zëri i tyre politik”

Shumica e të rinjve i zgjedhin Instagramin, Fejsbukun dhe Jutjubin si më interesante për përcjellje të lajmeve, ndërsa lajmet për arsim, shkencë dhe teknologji i kanë më tërheqëse. Edhe pse besojnë se vetëm disa nga informacionet në rrjetet sociale  janë të vërteta, ndërsa pothuajse një e katërta janë shqetësues zakonisht në rrjetet sociale, për të rinjtë kërkesa aktive dhe reagimi ndaj infrmacioneve nuk është i zakonshëm. Konsiderohen si të aftë që të njohin dezinformata pa e ditur. Sipas të rinjve, politika dhe partitë politike janë burim i më shumë informacioneve të pasakta ose të gabuara. Ndërsa qëndrimet e tyre politike për ngjarje të përgjthshme në vend janë të padëgjuara.

Këtë e tregpon anketa e Institutit për studike komunikuese (IKS) në vigjilje të zgjedhjeve presidenciae dhe parlamentare, qëllimi i së cilës është që të vërtetohen shprehitë për shfytëzimin e e mediave dhe lajmet tek ti rinjtë, aftësia e tyre që t’i njohin dezinformatat në media dhe si janë në aspektin politik dhe civil të angazhuar.

Të rinjtë më shpesh i konsumojnë lajmet në mënyrë pasive, pra më shpesh hasin në lajme duke bërë gjëra të tjera sesa kërkojnë dhe kontrollojnë në mënyrë aktive informacionin. Leximi i lajmeve shpesh bën që ata t’i ndajnë ato gojarisht ose online me miqtë dhe kolegët dhe të lexojnë komentet e njerëzve të tjerë për lajmet në mediat sociale, ndërsa më rrallë ata praktikojnë reagimin e drejtpërdrejtë dhe publikisht me opinionin e tyre të shkruar për një lajm të caktuar.

Sa i përket tematikës, të rinjtë janë më pak të interesuar për zhvillimet politike në vend, ekonominë dhe drejtësinë sociale dhe kanë vënë re informacione të pasakta ose mashtruese për politikën, personazhet e famshëm dhe krimin e korrupsionin.

Pyetësori anketues është zbatuar në periudhën nga dhjetori i vitit 2023 deri në mars të vitit 2024 në ekzemplarë nga 345 të anketuar të moshës nga 18 deri 29 vjeç me karakteristika të ndryshme demografike dhe sociekonomike (nxënës të shkollave të mesme, të papunë dhe të punësuar). Hulumtimi është pjesë e projektit “Përdor fakte”, i cili mbështetet nga Ambasada britanike.

Por, një gjë nuk duhet të harrojmë që përpos kësaj zhvendosje të hatashme të publikut në mediat sociale përkatësisht rrjetet sociale ka edhe efekte negative gjegjësisht pasoja të pariparueshme që transmetohen te gjeneratat e reja.

Rrjetet sociale sjellin probleme të shumta sidomos te të rinjtë-

Rrjetet sociale në mënyrë të drejtpërdrejtë shumë të lehtë e të thjeshtë vejnë në rrezi privatësinë tonë. Sa më shumë informacione fusim e ndajmë në rrjetet sociale aq më pak siguri gëzojmë. Prandaj, duhet kujdes maksimal mbi publikimin e fotove dhe të dhënave, sidomos për të miturit që paraqet një rrezik serioz i cenimit të sigurisë.

Rrjetet sociale janë hapësirë e konsiderueshme për shpërndarjen e lajmeve të rreme apo dezinformatave. Përmes rrjeteve sociale informatat e rrejshme shpërndahen me një shpejtësi të madhe dhe arrijnë efektin e tyre negativ.

Nga ana tjetër sado që njihen si rrjete sociale ato kanë ndikim negativ duke zvogëluar komunikimin mes njerëzve. Pra, duke shfrytëzuar si hapësirë për komunikim largohen e rrallohen takimet tradicionale ballë për ballë.

Rrjete sociale në mënyrë të qartë ndikojnë në pasivizim, sepse për të qenë aktiv në rrjetet sociale nevojitet një pasvizim nga jeta reale sociale. Madje është paraparë se nëse përdoren shpesh diku rreth 70 minuta në ditë, ndikojnë në dëmtim serioz të shëndetit.

Gjithashtu, rrjetet sociale shihen si një hapësirë në të cilat ekspozohen më shumë të rinjtë të cilët pastaj në mënyrë të pavetëdijshme ndikojnë qartazi në manipulim dhe vjedhje të identitetit.

Kjo mbase është e njohur që në rrjetet sociale mashtrimet janë fenomene të njohura dhe shumë të përhapura. Prandaj, duhet kujdes i shtuar në situatat që ofrohen vende pune, donacione të ndryshme, oferta zbritje, blerjet online e të tjera.

Sidoqoftë, rrjetet sociale janë bërë tashmë një nga format më të përdorura për njerëzit për të komunikuar me familjen, miqtë dhe kolegët. Por, përveç të gjithë përfitimeve, njohësit e teknologjisë dhe krimeve kibernetike, vazhdimisht tërheqin edhe vërejtjen për rrezikun e madh që kanë rrjetet sociale për sigurinë dhe privatësinë, sidomos të atyre personave që ekspozojnë së tepërmi të dhëna personale nëpër këto rrjete. /Zhurnal.mk

Related posts

Osmani: Me Edi Ramën dhe Albin Kurtin kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale

Gjyla Halili

Erolldi shkrihet pas Diolës, ja me çka e krahason tani

Gjyla Halili

Në Shkup dje janë sanksionuar 125 shoferë për kundërvajtje në komunikacion

Gjyla Halili