AKTUALE

Pendarovski me peticion për gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe diskriminim nga Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski te Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi do të dorëzojë peticion për shprehje të urrejtjes, ofendime dhe diskriminim nga ana e kandidates Gordana Siljanovska-Davkova dhe nga partia politike VMRO-DPMNE, që e mbështet kandidaturën e saj.

“Gordana Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE në disa raste, në tubime publike, kanë shprehur ofendime dhe shpifje personale për kandidatin për president Pendarovski, të cilat përveç cenimit të dinjitetit, nderit dhe reputacionit të tij, përmbajnë edhe elemente të gjuhës së urrejtjes, e cila mund të inkurajojë njerëzit e tjerë të kryejnë akte të urrejtjes”, thuhet në njoftimin e sotëm të ekipit të komunikimit “Presidenti ynë – Stevo!”.

Pendarovski materialin do ta dorëzojë në KSHZ, kodeksin e së cilës për zgjedhje të drejta dhe demokratike e nënshkroi kandidatja dhe partia e cila e mbështet, më tutje misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, delegacionit të BE-së, si dhe te ambasadat e vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në vendin tonë.

Banner

Related posts

Mickoski: Me ose pa Taravarin Qeveria është stabile dhe me shumicë të madhe

Gjyla Halili

Bdi i përgjigjet Visar Ganiut: Çairi nuk ka nevojë për fjalë, ka nevojë për përgjegjësi.

Gjyla Halili

Taravari për “PressCast”: Ziadin Sela për mua është kapitull i mbyllur

Gjyla Halili