AKTUALE

Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.

Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje ka një bashkim të plotë të opozitës.

“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.

Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se problemi kryesor është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, rrogat e vogla, kushtet e jetës.

“Kjo shkakton edhe problem tjetër më të madh që kemi ajo është largimi i të rinjve. Të rinj largohen për atë se rrogat janë të vogla dhe vështirë mund të gjejnë punë këtu”, tha Taravari.

Banner

Related posts

Zv/kryeministri i parë Mexhiti në Konferencën Ndërkombëtare për ombudsmаnë dhe institucione kombëtare për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor

Gjyla Halili

Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi vizitoi Vatrën

Gjyla Halili

Haradinaj: Kurti argat i Serbisë, mos e përkrahni këtë njeri

Gjyla Halili