AKTUALE

Konkurset për punësim anulohen, këta punëtorë pritjet e tyre do të zhvendosin në ambasada!

Në vendin tonë është krijuar situatë normale hapen konkurse mbyllen sikurse nuk ndodhë asgjë. Hapja e çdo konkursi është shpresë për personat që janë në pritje të punësimit, dhe kjo hapje mbyllje pa kurrfarë preteksti logjik është tallje me ndjenjat dhe gjendjen sociale të të interesuarve për punësim. Por, kjo nuk kalon pa shpagim kjo tallje pastaj përkthehet me dëshpërim të këtyre të interesuarve për punësim dhe më nuk presin konkurse por presin terminë në ambasadën gjermane për ta lëshuar këtë vend.

Nuk ka para në buxhet, anulohet konkursi për punësimin e 1.117 punëtorëve shëndetësorë –

Konkursi për punësimin e 1117 punëtorëve shëndetësorë është anuluar, kumtoi sot Elena Petrova, zv.ministre shtesë e financave dhe sipas saj, me këtë është arritur deri te epilogu për konkursin për ata që janë ose kanë qenë të angazhuar me marrëveshje në vepër.

Ajo informoi se për anulimin e këtij konkursi i kanë informuar përfaqësuesit e sindikatave Bobi Bojçevski, kooridnatorin nacional në Sindikatën e pavarur për punëtorë shëndetësorë, Goce Dellçev-Todev dhe Marjan Risteskin nga Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni.
Sipas Petrovës, “kjo lidhet me informacionet që ajo i ka publikuar paraprakisht, ndërsa ka të bëjë me atë se në Buxhetin e vitit 2024 nuk janë siguruar mjete për pagë bruto për 1117 punëtorë shëndetësorë.

Ikja e mjekëve është shqetësuese për shëndetin e qytetarëve-

Së fundmi janë shqetësuese shifrat e larta të mjekëve që po e lëshojnë vendin. Në pesë vitet e fundit, 939 mjekë janë larguar nga vendi, sipas të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Por kush do të kujdesit për shëndetin e qytetarëve që kanë mbetur në këtë vend. Në disa komuna të vendit si Dojran dhe Çashkë nuk ka fare mjekë amë. Nëse vazhdon ky trend i ikjes, për 5 deri në 10 vjet nuk do të kemi fare mjekë amë, ka paralajmëruar kryetar i mjekëve të përgjithshëm Dragan Gjorgjievski.

mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.

Related posts

Debat për përcaktimin e integritetit për të gjithë nëpunësit të angazhuar në vende pune me rrezikshmëri të lartë në VK dhe linjat kufitare

Gjyla Halili

Nxjerrni çertifikatë lindjeje për 250 denarë dhe bëhuni bullgar: Fondacioni Bullgar me thirrje për qytetarët e Maqedonisë

admin

Kovaçevski: Për pesë vite janë ndërtuar 76 kopshte për fëmijë

admin