AKTUALE

Fronti Europian e ndryshoi Kushtetutën, zgjodhi Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin e shtetit


Sot, Fronti Europian në Shkup ka mbajtur seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare si dhe ka bërë inaugurimin e kandidatit fitues të zgjedhjeve presidenciale, Dr. Bujar Osmani nga ana e Kuvendit të posazgjedhur.

Seancën konstituive të Kuvendit e ka hapur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si deputeti më i vjetër dhe duke i përshëndetur deputetët dhe të pranishmit fillimisht ka zgjedhur dy zëvendës kryesues Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Iljaz, dhe ka propozuar rendin e ditës për verifikim të mandateve të deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit si dhe deklaratën solemne të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas zgjedhjes së Ziadin Selës për kryetar të Kuvendit, si pikë e tretë e rendit të ditës propozohen ndryshimet kushtetuese me çka edhe popujt bullgar, kroat, malazez, slloven, herbenj dhe egjiptian bëhen pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes votimit për ndryshim të kushtetutës me votim të 120 deputetëve.

Si pikë e katërt e rendit të ditës ishte Deklarata solemne e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pas fjalimit të Dr. Bujar Osmanit, u konstatua e mbyllur seanca e parë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Në kohë zgjedhjesh, Qeveria sjell vendim të ulë koeficientin për pagat e funksionarëve

Gjyla Halili

Hasani për deklaratën e Kurtit: Jashtë çdo kuptimi, nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije

Gjyla Halili

Ratkoceri: Korridori 8 për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, për nga rëndësia është “Marrëveshja e dytë e Ohrit”

admin