AKTUALE

Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani sonte në tubim para qytetarëve Kërçovës ka shprehur mirënjohje për liderët e Frontit Europian dhe koalicionin që, siç thotë Osmani, është vazhdimësi e betejave të një pas njëshëm, të thyerjes së kalave të monopoleve etnike.

“Fronti Europian nuk është parti politike. Fronti Europian nuk është as koalicion i partive politike, Fronti Europian është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë po e shoh si entuziazëm, si buzëqeshje në çdo vendbanim ku jam duke shkuar, se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më ndryshe”, theksoi Osmani.
Kandidati i Frontit Europian, Osmani tutje veçoi se ka mbetur edhe një kala e fundit e monopolit etnik.

“Një kala që na brenë të gjithëve dhe na jep gjithmonë atë sinjalin se ende gjithçka nuk është në rregull, ende nuk janë mundësitë e barabarta për të gjithë, dhe ajo është kalaja e presidentit të parë. Andaj vëllezër e motra, unë garoj, që me 24 prill, ta kuptoni peshën e këtij misioni, se vota juaj nuk është vetëm për kandidaturën time, vota juaj, mbështetja juaj është për të thyer kalanë e fundit të monopolit entik dhe rrumbullakimin e barazisë së plotë të të gjithë komuniteteve në vendin tonë të përbashkët”, përfundoi Osmani.

Related posts

Në Shkup janë sanksionuar 187 vozitës, 29 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Ilija Dimovski: Marrëveshja e Prespës është padrejtësi për maqedonasit!

Gjyla Halili

Kasami i kundërpërgjigjet Grubit për “valixhen”

Gjyla Halili