AKTUALE

Mexhiti nga Likova mesazh votuesit të heshtur: Natën s fitores do të festojmë bashkë krah për krah

Lideri i LD-së Izet Mexhiti me partnerët e koalicionit Vlen sonte ka qëndruar në Likovë.

Ai nga Likova ju është drejtuar votuesit të heshtur duke theksuar:

” I dashur votues i heshtur, në këtë betejë kundër të keqes, zullumit, e këtij pushteti të skaduar e të kriminalizuar, nijetin e kemi të përbashkët, ndonëse rrugën po e ecim veç e veç”

Ja postimi plotë:

Sonte, nga Likova ju drejtohem,

I dashur votues i heshtur, në këtë betejë kundër të keqes, zullumit, e këtij pushteti të skaduar e të kriminalizuar, nijetin e kemi të përbashkët, ndonëse rrugën po e ecim veç e veç.

Ti sot nuk je me ne fizikisht, por e di që po na ndjek shpirtnisht, dhe e di që po e ndjen fortë këtë frymë ndryshimi e fitoreje këtu në Likovë!

Rri rahat, NATËN E FITORES DO TË FESTOJMË BASHKË, KRAH PËR KRAH.

Rri rahat e puno me të afërmin tend, me familjarin tend, me shokun tend!

Vota jotë VLEN shumë. Kontributi yt edhe më shumë! Ti VLEN shumë!

SHIHEMI NATËN E FITORES!

Ju faleminderit!

Related posts

Prokuroria bëri të ditur moshat e 59 personave që humbën jetën nga zjarri në Koçan – mosha më e re 16 vjeç

Gjyla Halili

Forumi Shqiptar: Malësia ka qenë gjithmonë gjeneratore e ndryshimeve, lista “Pravim Putem” do të pësojë disfatë më 5 mars

admin

VLEN: BDI ta fillojë vettingun nga kryetari i saj

Gjyla Halili