AKTUALE

Jakimovski: Do të parandalojë migrimin e specializantëve

Kandidati për president nga radhët e partisë GROM, Stevço Jakimovski, në një konferencë për shtyp ka theksuar se ai si president do të mbështesë specializantët e rinj. Siç theksoi ai, nëse bëhet president do të angazhohet që të parandalojë migrimin e specializantëve, ndaj të cilëve, siç thotë autoritetet shëndetësore dhe qeveria nuk kanë mirëkuptim.

Si president i Republikës së Maqedonisë, punëtorët shëndetësor do të kenë mbështetës serioz në mua dhe ajo çfarë është më e rëndësishme mbështetje më të madhe do të kenë mjekët e rinj, specializantët të cilët me të vërtetë në Republikën e Maqedonisë nuk gjejnë mirëkuptim mu nga autoritetet shëndetësore dhe Qeveria dhe mund ta paramendoni një specializant i cili specializon 6 vite të jetë pa sigurim shëndetësor dhe të punojë mu në sektorin shëndetësor”, tha Stevço Jakimovski, kandidat për president nga GROM.

Banner

Related posts

VLEN ia kthen “borxhin” Albinit, Azizi prezent në tubimin e VV-së në Kaçanik

Gjyla Halili

Rina Ajdari: VMRO nuk pyet VLENIN, voton ligjin për Branitellat

Gjyla Halili

Mali i Zi shënon 35 vjetorin e shtetit ekologjik, Camaj: Ajo që ruajmë sot ua lëmë brezave që vijnë

Gjyla Halili