AKTUALE

Siljanovska: Nevojiten ndryshime kushtetuese, por të mos preket preambula

Kandidatja për presidente nga VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska mbrëmë nga tubimi në Gjevgjelia porositi që nevojiten ndryshime kushtetuese, por të mos preket preambula. Sipas saj, Kushtetuta nuk është fletore numrash që të shkruhen të gjithë komunitetet e shteteve fqinje, por në të duhet të përcaktohen rregullat për kompetencat dhe çështjet e tjera.

“Pasi që të gjithë thonë se duhen ndryshime kushtetuese, unë them po nevojiten kushtetuese, por jo për ribërjen e preambulës dhe shndërrimin e saj në fletore numrash dhe radhitje të të gjithë fqinjëve të mundshëm pasi që atë askush nuk e bën, atje ka të tjerë, por, që të kemi ndarje të vërtetë të pushtetit, që t’i konstatojmë mirë kompetencat”, deklaroi Gordana Siljanovska, kandidate për presidente nga VMRO-DPMNE.

Banner

Related posts

Blerim Latifi: Implikimi i Kosovës në zgjedhje në Maqedoni është për ambicie personale

Gjyla Halili

Taravari: BDI-ja nuk përfaqësohet më nga kriminelë që e kanë vendin prapa hekurave

Gjyla Halili

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

Gjyla Halili