AKTUALE

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

Lidhja Sindikaliste e Maqedonisë (LSM) apelon që drejtuesit e NP “Pyjet Kombëtare” dhe Qeveria të mos luajnë me fatin e 1.800 të punësuarve në ndërmarrjen publike dhe t’u sigurojë pagat, në të kundërtën paralajmërojnë radikalizm të protestës dhe kalimin e saj në Qeveri.

Sot 30 filiale nga e gjithë Republika u mblodhën para NP ‘Pyjet Kombëtare’ për të shprehur revoltën e tyre për shkak se tashmë dy muaj nuk ka paga. Nuk janë problem vetëm pagat, por edhe shtesa në terren që nuk është paguar dhe njerëzit detyrohen të shkojnë në punë. Ndërkohë në ndërmarrje ka grevë, njerëzit janë në venet e tyre të punës, ndërsa nuk kryejë detyrat e tyre, sepse janë të inatosur me menaxhmentin, drejtorin dhe drejtuesit e tyre si dhe me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë sepse të gjithë po marrin 80 për qind rritje të pagave, ndërsa ata qe dy muaj nuk paguhen. Po vjen muaji i tretë dhe nëse sot jepet një pagë përsëri nuk do të kenë sigurim shëndetësor”, deklaroi kryetari i Sindikatës për ndërtimtari, industri dhe projektim, Ivan Peshevski në protestën e sotme para drejtorisë së NP “Pyjet Kombëtare” dhe shtoi se i gjithë problemi është tek përfaqësuesit e Qeverisë dhe menaxhmenti.

Siç tha, qëndrimi i menaxhmentit të ndërmarrjes publike është se periudha e dimrit është gjithmonë e vështirë dhe pyeti nëse ka qenë e vështirë si kanë mundur të furnizojnë automjete të reja dhe të shpenzojnë miliona, ndërsa të mos sigurojnë pagën e punonjësve.

Tha se para zgjedhjeve në kompani ishin të punësuar 355 persona të cilët për shkak siç theksoi, të gjithë 1.800 punonjësit nuk kanë mundur të marrin pagë. U ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të pushtetit dhe partive politike kur shkojnë nëpër qytete në kuadër të fushatës zgjedhore të pyesin njerëzit për problemet e tyre dhe të mos thonë se çfarë do të bëjnë apo çfarë nuk kanë bërë para kësaj. Nëse vazhdojnë kështu, potencoi ai, “mos të presin të ketë njerëz në zgjedhje”.

“Punëtori në Maqedoni është ngopur nga politik dhe gjithçka që ballafaqohet në përditshmëri dhe shkon në punë është për pagë dhe shtesë në pagë. Është e turpshme në shekullin e 21-të të lutemi për pagë që për muaj të tërë njerëzit kanë punuar…” tha Peshevski.

Paralajmëroi se planifikojnë që në ditët në vijim të radikalizojnë protestën para Qeverisë dhe të festojnë 1 majin si Ditën ndërkombëtare të punës. Në ditët në vijim, tha se do të jenë më të shumtë dhe më të zhurmshëm, ndërsa sidomos të punësuarit në sektorin publik, sepse siç shtoi “vlon edhe në Parqe dhe gjelbërime, në Higjienën komunale, Ujësjellës, Ekonomizimin e ujërave, Postat e Maqedonisë, në mesin e punëtorëve të kulturës ku ka paga të mjerueshme”.

Related posts

Mark Gjonaj: Në ditën ndërkombëtare të bamirësisë, shembulli i Nënës Terez frymëzim për tu shërbyer të tjerëve

Gjyla Halili

Naim Bajrami nga Fronti Europian: Bashkë ta ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Jemi afër aktivistëve dhe qytetarëve siç kemi qëndruar gjithmonë

Gjyla Halili