AKTUALE

Fronti Europian në takim me disa prej K.V në Gostivar, Xhaferi: Nuk ndalemi, na pret fitore historike më 24 prill dhe 8 maj!

Banner

Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi, shoqëruar nga shefi i shtabit, Nexhati Jakupi, deputetja Vjollca Latifi-Ademi, si dhe shumë bashkëpunëtorë nga Fronti Europian, gjëgjësisht nga Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Turke, kanë vizituar dje disa nga Këshillat Vendor në qytetin e Gostivarit dhe vendbanimeve përreth.

Këshillat vendor që u vizituan janë: Banjica e Epërme, Banjica e Poshtme, Dutllëku, Fazenaria, Banjeshnica, Lajthia, Turçani i Vogël, Turçani i Madh, Llakavica, Raveni,Vërtoku, Reçani, Zdunjë, Mirdita dhe lagja Korabi.

Para të pranishmëve Xhaferi tha se masoviteti i njerëzve në përkrahje të Frontit Europian, dëshmon që ky rrugëtim drejt eurointegrimit të vendit nuk ndalet, për të siguruar të ardhme më të mirë për qytetarët dhe shtetin, ndaj më 24 prill presin fitoren e presidentit të Frontit Europian, Bujar Osmani.

Kujtojmë se takimet me disa prej Këshillave Vendor do të vijojnë edhe sot, me ç’rast prej neser fillon dhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare. /indeks.mk

Banner

Related posts

Saranda Imeri me pyetje publike për Bujar Osmanin

Gjyla Halili

ZZHT distancohet nga mosrealizimi i fabrikës për veturat elektrike: “Dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj“

Gjyla Halili

Bexheti: BDI është e vetmja forcë që përfaqëson shqiptarët në mënyrë të denjë

Gjyla Halili