AKTUALE

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 6,30 për qind. Sipas Komisionit për politikë monetare operative të Bankës Popullore, politika monetare është adekuate me kushtet në ekonomi, por rreziqet e inflacionit imponojnë dhe nevojën për monitorim të kujdesshëm të mëtejshëm të faktorëve të inflacionit dhe kujdesin në drejtim të politikave makroekonomike që ndikon kërkesa në ekonomi duke përfshirë edhe tregun e punës ku ka ritme të larta të rritjes së pagave reale.

Siç informojnë nga Banka Popullore, oferta e boneve të thesarit në ankandin e rregullt mbetet e pandryshuar dhe arrin vlerën prej 10 miliardë denarë. Normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7 ditore janë në nivelet 4,20 për qind dhe 4, 25 për qind.

“Edhe më tej pritet që niveli i normave të interesit, së bashku me ndryshimet e mëparshme të rezervës së detyruar dhe masat makroprudenciale të marra, të kontribojnë në ngadalësimin e mëtejshëm të inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Pastaj, ndryshimet e fundit në instrumentin e rezervës së detyrueshme, aplikimi i të cilit fillon nga qershori i vitit 2024, nënkupton mbështetje shtesë të karakterit dhe kujdesit të politikës monetare”, theksojnë nga Banka Popullore.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti takoi ambasadorët e BE-së, në fokus mbrojtja e mjedisit jetësor

Gjyla Halili

“E kam lutur deri në qiell”, Izet Mexhiti thotë që nuk ka çfarë të diskutojë më me Ali Ahmetin

admin

Disa pjesë të Sarajit, Çairit dhe Aerodromit pa rrymë

Gjyla Halili