AKTUALE

Sela: Është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, t’u bëjmë ballë sfidave

Banner

Kreu i ASh-së, Ziadin Sela nga Struga theksoi mbrëmë se si spektër politik duhet të sillen me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jenë më të përgaditur, sepse sipas tij, nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojnë të gjitha votat bashkërisht, që të jenë të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave.

“Ne jemi bërë bashkë në këto zgjedhje, për shkak se vlerësuam që sfidat të cilat na presin, janë shumë të mëdhaja dhe vetëm bashkërisht mund tu bëjmë ballë. Në takimet më herët e kam biseduar dhe jam munduar ta shpjegoj edhe fenomenin e shembullit që duhet ta marin faktori politik jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe jashtë Maqedonisë. Janë momente të vështira politike, janë momente të vështira sa i përket sigurisë së rajonit, por edhe të botës në përgjithësi. Nuk ka ditë në të cilën qytetarët nuk zgjohen me konflikte të armatosura të cilat po ndodhin jo shumë larg nesh. Dhe natyrisht përgjigja më e mirë që ne mund ta bëjmë si shqiptarë ësht të sillemi me përgjegjësi. Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi. Kosova përfundimisht bëri një hap përpara drejt anëtarësimit edhe në Këshillin e Europës dhe ky hap përpara ishte edhe falë kontributit të gjitha atyre forcave progresive që i ka vendi pa dallime etnike e sidomos të kontributitndeputetëve në Këshillin e Europës të cilët janë pjesë e Frontit Europian dhe pjesë të mendësisë europiane. Ato që munguan gjoja, ato janë pjesë të mendësisë anti Europë”, theksoi Sela.

Banner

Related posts

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar

Gjyla Halili

Lëvizja “Evropa Tani” fiton më së shumti vota – Forumi Shqiptar fiton dy mandate ndërsa Aleanca Shqiptare një mandat

admin

Mexhiti: VLEN do të avancojë 800 shqiptarë në administratë, nga 2-3 shkallë që të marrin rroga më të mira

Gjyla Halili