Studentët e Dizajnit grafik të Universitetit të Tetovës qëndrojnë për vizitë studimore në Republikën e Turqisë.
Në kuadër të një projekti kulturor që realizohet nga Qendra Kulturore e Maqedonisë së Veriut në Stamboll, të udhëhequr nga drejtori Doc. Mr. Valmir Aziri, studentët e Dizajnit grafik të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, morën pjesë në disa aktivitete që përfshinin ligjërata për trashëgiminë dhe monumentet kulturore në Republikën e Turqisë të periudhës bizantine, përkatësisht Xhaminë Ajasofja, Bazilikën Cistern dhe Hipodromin, për historikun e të cilave ligjëroi historiania e artit profesoresha Vlora Demiri.
Në këtë ligjëratë, studentët u njoftuan me aspektin dhe zhvillimet historike të kësaj periudhe dhe gjendjes së tyre sot si dhe me rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes kulturore.
Agjenda vijoi me vizitën në ArtIstanbul Feshane, ku studentët tanë e panë nga afër ekspozitën "The Dynamic Eye: Beyond Optic and Kinetic Art", koleksion i TATE, Londër. Ekspozita e kuruar nga Valentina Ravaglia, është një ngjarje tejet e rëndësishme kulturore në të cilën marrin pjesë artistë të njohur si: Alexander Calder, Frank Stella, Victor Vasarely, Lygia Clark, Liliane Lijn, Julio Le Parc, Jesus Rafael Soto, Kenneth Noland, Helio Oiticica.
Me 95 vepra të 57 artistëve nga 21 vende, ajo shpalos historinë e lëvizjes së artit optik dhe kinetik, lëvizje që u nisën në vitet 1950 dhe 1960. Aktivitetet e ditës së dytë të agjendës së sipërpërmendur përfunduan me vizitën në Fabrikën e paketimit "Koli Fabrikasi Istanbul", ku studentët u njohën me procesin e punës dhe patën mundësi të ndjekin procesin e realizimit të paketimeve.
Vizita studimore e studentëve të UT-së zgjat pesë ditë dhe realizohet nga Qendra Informative Kulturore e vendit tonë në Stamboll e cila është kujdesur që studentët e Dizajnit grafik të ndjekin masterklase të ndryshme dhe të vizitojnë disa institucione kulturore
previous post