AKTUALE

IPIS: BDI-ja e vetme do ta fitonte opozitën shqiptare

Instituti për Kërkime Politike IPIS ka zhvilluar një sondazh duke matur forcat e partive politike.

Sipas kësaj ankete, në kampin politik shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim, pa përfshirë këtu partitë e tjera të koalicionit që përbëjnë, “Frontin Europian” ka më shumë deputet se opozita e bashkuar e përbërë nga Alternativa, Besa dhe Lëvizja Demokratike, raporton indeks.mk.

Anketa është bërë duke matur forcën e partive politike në ҫdo zonë zgjedhore.

Sipas matjes, BDI-ja është më e fortë se opozita në njësinë zgjedhore një, dy, po edhe zonën pesë.

Sipas anketës, Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e 8 majit, e vetme do të merrte 13 deri në 17, kurse opozita e bashkuar në total do të fitonte 11-13 deputet, raporton indeks.mk

Njësia zgjedhore 1.
BDI: 2-3
VLEN: 2

Njësia zgjedhore 2
BDI: 2-3
VLEN: 2

Njësia zgjedhore 3-4
BDI: 0
VLEN: 0

Njësia zgjedhore 5
BDI: 2-3
VLEN: 0-1

Njësia zgjedhore 6
BDI: 7-8
VLEN: 7-8

Banner

Related posts

Fraksioni BDI: Me këtë qasje përçarëse epilogu në Kumanovë ishte kasaphane me të vrarë, të plagosur dhe të burgosur!

admin

Merita Mustafai: Me përkushtim dhe profesionalizëm do ta justifikoj besimin e dhënë

Gjyla Halili

Grubi: Te gjuha shqipe nuk ka kompromis, nuk ka politikë, nuk ka parti, ka vetëm komb!

Gjyla Halili