AKTUALE

“Rrena i ka këmbët e shkurtra”, kabineti Osmanit përgënjeshtron Krenar Osmanin

Në debatin e së hënës në TV21, mbështetësi i VLEN Krenar Osmani doli me një shpifje të kulluar:
”Autobusi me të cilin del Bujar Osmani në kampanjë është i Durmotursit, akoma t’pa dënum për katastrofën që ndodhi. Fatkeqësisht e them! Me atë autobus dhjetra mijë shqiptarë kanë dalë jashtë, kanë shku n’Europë. Si ndihet ai stafi i Bujar Osmanit që me të njëjtin mjet që e kanë marrë nga aty, me të njetin mjet shpërngulen shqiptarët nga trojet e veta. Edhe asgjë nga këto nuk ju pengon gazetarëve, analistëve”- tha K.Osmani.

Shtabi i z. Osmani e përgënjeshtron kategorikisht këtë shpifje dhe pohimet e “këshilltarit” të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Njoftojmë publikun se autobusi i “Presidentit Europian” është në pronësi të ndërmarrjes transportuese “Hak Bus” – nga Tetova. Rrena i ka këmbët e shkurtra! Lusim TV21 që, konform ligjit, ta publikojë përgënjeshtrimin tonë. Shtabi i Frontit Europian.
Teksti i lartshënuar është publikuar në formë të integruar dhe pa ndërhyrje!

Banner

Related posts

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Gjyla Halili

EShS: Paga më e lartë në vend, në industrinë teknologjike

admin

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI NDEROHET ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” NGA FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË SHKUP

Gjyla Halili