AKTUALE

Mexhiti nga Zhelina: Mashtrimeve ju ka ardhur fundi



Në tubimin qendror të Koalicionit VLEN, sonte nga Komuna e Zhelinës, lideri i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti theksoi se Open Ballkani dështoi, sepse BDI donte me Sërbinë dhe pa Kosovën, ndërsa me Koalicionin VLEN nuk ka më pa Kosovën dhe as kundër Kosovës.

“Si mundet që Bujar Osmani të paraqitet si pro-evropian, kur pikërisht ai e priti Llavrovin dhe Vuçiçin? Ai në fushatë paraqitet si haxhi, ndërsa në pushtet përkrah LGBT, në fushatë del nga Open Ballkani, në pushtet futet në Open Ballkan, në fushatë me autobus, në pushtet me mercedes, në fushatë thotë nuk më mjafton rroga, në pushtet blejnë kompani me miliona euro. Mashtrimeve tuaja u ka ardhur fundi. Open Ballkani dështoi, sepse ju donit me Sërbinë dhe pa Kosovën, ndërsa me Koalicionin VLEN nuk ka më pa Kosovën dhe as kundër Kosovës.”, tha Mexhiti.

Banner

Related posts

Vatra Chicago festoi 2 vjetorin e themelimit

Gjyla Halili

Ahmeti: Mickoski nuk e ka asnjë ditë në krye të shtetit, le të mos nis betejë pasi me mua nuk mund t’i dalë në fund!

Gjyla Halili

Ngahet nga jeta atdhetari Zef Doka Dedivanaj/ Agron Dedivanaj: Lamtumirë Zef, kujtimi yt nuk do të zbehet kurrë

Gjyla Halili