AKTUALEOPINIONE

ALI AHMETI KA PIRË KAFE NË SHETITOREN E FAMSHME NË QENDER TË MANASTIRIT


Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti, bashkë me drejtues të lartë të Partisë së Tij, Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI-së dhe të FRONTIT PËR EUROPË, më 13 Prill 2024, pas tubimit zgjedhor, ka shetitur dhe është ndalur e ka pirë kafe në qendër të Qyetit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir!
Ndryshimi i realitetit nga e kaluara në këtë ekzistues në Maqedoninë e Veriut, është i madh dhe 100% në favor të çështjes shqiptare!
Kafja që e ka pirë Abaz Gjuka, në Qendër të Qytetit të vendlindjes së Shkronjave Shqipe, është dëshmia e madhe se, kohërat jo vetëm që kanë ndryshuar në favor të çështjes shqiptare dhe të realizimit të platformës kombëtare, por ato janë duke punuar në favor edhe të frontit botërorë të prirë nga Amerika, kundër Rusisë dhe kundër ndikimit dhe sundimit të saj në Europë!

Do të mbetët në histori kafja e Kryekomandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, në shetitoren e famshme të Qytetit të Manastirit,  Qytetit emblemë për Gjuhen dhe Shkronjat e Alfabetit të Shqipes!
Mesazhi i kafes historike të ilegalit heroik të Lëvizjes Popullore të Kosovës, bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të themeluesit dhe Kryekomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, është: ne jemi zot të tokës shqiptare në Maqedoni të Veriut!
Ai popull që ka nxjerrë nga gjiu i Tij bijë besnik e udhëheqës të mëdhenj si Ali Ahmetin, që ia bëjnë të mundur ta flet i lirë gjuhën e të parëve të Tij dhe që e valëvit të lirë flamurin kombëtar, do të dijë të ecë përpara e të shënojë fitore njërën pas tjetrës, që ia zbardhin faqen Atdheut dhe i nderojnë ballin Kombit!

Të gjithë duhet ta dijnë dhe ta mbajnë shënim se më 13 Prill 2024,  KRYEKOMANDANTI ALI AHMETI, KA BËRË SHETITJEN HISTORIKE DHE KA PIRË KAFE NË SHETITOREN E FAMSHME NË QENDER TË MANASTIRIT!

Lavdi gjakut të derdhur për liri e barazi të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Lavdi e përjetshme UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 15 Prill 2024!

Related posts

2 milionë euro harxhohen çdo vit për kuadro partiake nëpër borde

Gjyla Halili

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

Gjyla Halili

Mark Gjonaj uron për fitoren në Tuz: Ju jeni krenaria e kombit!

admin