AKTUALE

Pendarovski nuk e sheh të arsyeshme të thirrë Këshillin e sigurimit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani kërkoi nga presidenti Stevo Pendarovski që të thërrasë seancën e Këshillit të Sigurimit në përbërje të zgjeruar me liderët e partive politike.

Ai konsideron se përveç kërcënimeve të sigurisë nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Maqedonia është në rrezik real edhe nga një valë e re e refugjatëve nëse situata përshkallëzohet.

Nga ana tjetër, nga kabineti i presidentit të shtetit për Telma thonë se presidenti është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e NATO-s dhe se për momentin nuk ka kërcënime për sigurinë e Maqedonisë së Veriut.

“Situata po monitorohet me kujdes dhe aktualisht vlerësohet se nuk ka asnjë kërcënim të sigurisë për Maqedoninë e Veriut. Nëse merret vendim për thirrjen e seancës së Këshillit të Sigurimit, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në zyrën e presidentit të shtetit.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është duke krijuar një shtab krize për nxjerrjen e shtetasve të RMV-së të cilët nuk janë vetëm në Izrael, por në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme, pasi mbrëmë Irani sulmoi Izraelin me dronë, raketa lundrimi dhe balistike, si përgjigje ndaj sulmit që Izraeli e ekzekutoi atë dy javë më parë në ambasadën iraniane në Damask.

Related posts

“Nane”, një super këngë nga Leonit!

Gjyla Halili

Ditë pranverore me temperatura nga 14 deri në 20 gradë

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi Steinar Hoel Korsmo, drejtues i Seed Forum Global

Gjyla Halili