AKTUALE

Rinia e Frontit Europian hapi shtabin zgjedhor në qytetin e Gostivarit

Banner

Në vazhdën e promovimit të platfomës së Frontit Europian për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, rinistët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar hapën sonte shtabin zgjedhor.

Në praninë e kryeministrit të vendit Talat Xhaferi, kryetarit të degës Valdet Xhaferi, deputetes Arta Bilalli Zendeli si dhe shefit të shtabit, Nexhati Jakupi, kandidatët për deputetë të zgjedhur nga FR-BDI patën dhe fjalime të rastit.

Nga FR-BDI thonë se tashmë ky vend do të jetë për ta një shtëpi e dytë drejt ideve dhe koncepteve të reja politike.

Njoftimi i plotë:

Në prezencën e kryeministrit z.Talat Xhaferi,kryetarit të degës z.Valdet Xhaferi, deputetes znj.Arta Bilalli Zendeli, shefit të shtabit zgjedhor Dr.Nexhati Jakupi,u hap shtabi zgjedhor i Forumit Rinor të BDI-së në Gostivar!

Rinia e Frontit Europian sot dëshmoi se është e rreshtuar pas qëllimit dhe idealit të përbashkët-Bashkimit Europian!

Ndjehëmi krenar dhe të priviligjuar që nga forumi rinor kemi edhe deputet ne listën zgjedhore te Frontit Europian, te cilët janë:

Mjellma Ejupi
Arlind Mislimi
Adrijana Stafai
Gzim Amzai

Ky shtab,do të jetë shtëpi e dytë e jona,shtëpi politike,nga e cila do të burojnë dhe do të krijohen ide e koncepte,do të jetë rrugë në të cilën do të hidhen hapa të sigurtë drejt ardhmërisë!

Ejani me ne!

Kjo shtëpi politike është e hapur për të gjithë!

Banner

Related posts

Punësimet në TEC Osllome/ Bdi dega Kërçovë porosi Svlen-it: Turp të keni vazal të VMRO-së

Gjyla Halili

Shekerinska merr pjesë në Forumin për politikë të jashtme dhe sigurisë në Lituani

Gjyla Halili

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Gjyla Halili