AKTUALE

Bytyqi: Që nga viti 2017, Maqedonia është ngjitur për 80 vende në renditjen globale sipas Indeksit të Lirisë së Medias

Maqedonia është vlerësuar pozitivisht për performancën e saj në fushën e lirisë së medias sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Sipas një postimi në faqen e Facebook të zëvendëskryeministrit dhe nënkryetarit të LSDM-së, Fatmir Bytyqi, vendi është renditur në pozitën e 38-të në botë në Indeksin e Lirisë së Medias për vitin 2023, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që kur LSDM mori qeverinë në vitin 2017, Maqedonia është ngritur për 80 vende në renditjen globale, që paraqet përkushtimin tonë të palëkundur për të nxitur një treg të lirë dhe të pavarur mediatik. Kjo arritje pasqyron përkushtimin tonë për transparencë, llogaridhënie dhe vlera demokratike”, theskon Bytyqi.

Në përfundim, Bytyqi bën thirrje për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe ruajtjen e këtyre vlerave të rëndësishme, duke inkurajuar përpjekjet e bashkësisë për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e një medie të lirë dhe të pavarur në Maqedoni.

Banner

Related posts

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve  të Kroacisë, akademiku Velimir Neidhardt, priti ne takim zyrtar Ambasadorin e Kosoves në Kroaci  dr. Martin Berishaj

Gjyla Halili

Fatmir Dehari vlerëson lartë dorëheqjen e Muhamed Sejdinit: Akt i përgjegjshmërisë dhe lidershipit të lartë

Gjyla Halili

Çfarë pritet nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së deri më 19 maj?

Gjyla Halili