AKTUALE

Izet Mexhiti: Mërgata është burimi i të gjitha proceseve kombëtare, është aset kombëtar

Banner



Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, pjesë e Koalicionit VLEN, pas aktiviteteve të ngjeshura elektorale, ka takuar në mbrëmje bashkëvendësit nga mërgata, për të cilët thotë se janë aset kombëtar.


“Por ajo që dua ta potencoj është se ne MËRGATËN tonë të nderuar duam ta trajtojmë ashtu siç duhet, duke krijuar mundësi që ata të kthehen dhe të investojnë këtu”, ka shkruar Mexhiti.


Postimi i plotë:

Pas një dite përplot me aktivitete, kisha kënaqësinë që në mbrëmje në zemër të Çarshisë, të bashkëbisedoj me bashkëvendas të cilët tashmë kanë migruar në shtetet e Europës Perëndimore, e që për festën e Bajramit kanë ardhur në vendlindje për tu çmallur me familjet e tyre.
Më gëzoi shumë fakti që edhe përskaj distancës ata nuk shkëputen nga rrënjët e tyre dhe që me vëmendje ndjekin rrjedhat në vendin tonë të përbashkët.
Ndjeva krenari të posaçme teksa dëgjoja që secili prej tyre kishte arritur sukses dhe po ia dilte shumë mirë në vendet e punës.
Por ajo që dua ta potencoj është se ne MËRGATËN tonë të nderuar duam ta trajtojmë ashtu siç duhet, duke krijuar mundësi që ata të kthehen dhe të investojnë këtu!
Mërgata është burimi i të gjitha proceseve kombëtare tona prandaj duhet që edhe trajtimin ta ketë ashtu siç e meriton, si aset kombëtar!
Sepse MËRGATA VLEN!

Banner

Related posts

Emigrantët votojnë në 2025! Miratohet Kodi Zgjedhor, 106 vota pro mbylljes së listave të kandidatëve, 2 deputetët që votuan kundër

Gjyla Halili

Myftiu dr. Selver Xhemaili merr pjesë në organizimin fetar të Xhamisë Shqiptare në Cyrih

Gjyla Halili

Përfitimet nga kripa e Himalajeve

Gjyla Halili