AKTUALE

Ratkoceri: BDI i fiton këto zgjedhje në mënyrë komode, edhe pa Frontin Europian ishte fituese në çdo sondazh…

Panelistët në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia diskutuan mbi aktualitetin politik zgjedhor në vend.

Analisti Arben Retkoceri tha se BDI fiton në zgjedhjet parlamentare me një komoditet karshi opozitës.

“BDI për mua është humbëse nëse nuk ka më shumë se 5 deputetë minimum se sa VLEN-i. Më këtë Front, me këtë koalicion duhet të këtë diferencë. BDI edhe pa koalicion dilte fituese në sondazhe dhe anketa, e tash me Frontin dhe këto parti në koalicion, besoj që duhet të ketë diferencë dhe do të ketë komoditet”, tha Retkoceri.

Analisti Besim Hoda tha se Opozita Shqiptare mund të jenë në avantazh të lehtë vetëm në zonën gjashtë, mirëpo në zonat tjera do të ketë afërsi në barazim.

“E mira e ketyre zgjedhjeve është që kemi dy blloqe dhe po garojnë. Në këto zgjedhje fitojnë politikanet ndërsa humb populli, mirëpo e mira e kësaj është që të mos ketë viktima. Në zonën 6 në një avantazh të lehtë e shoh VLEN-in, mirëpo opozita ka bërë një papjekuri politike me zonat e tjera, me individë pa prapavijë politike dhe po të njejtët i ka bartur në zonën 6. Partitë politike tek ne votat e sigurta i kanë me punësime, sepse me keto vota të imponuara do të bëhet balansi, sepse edhe udhëheqësia lokale dhe ajo qëndrore kanë bërë punësime të momentit, për të marrë vota dhe kanë përsëritur gabimet e mëhershme, Tek zona 5 pres befasi nga z.Merko, ndërsa në dy zonat tjera pres neutralitet”, tha Hoda. TvKlan.mk

Related posts

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Gjyla Halili

Lladrovci e rikthen pas 18 muajve profilin e tij të parë të facebook-ut

Gjyla Halili

Forumi Shqiptarë:Flasim me vepra,rruga Tuz-Vllanë-Matagush prioritet në mandatin e ardhshëm

admin